image Zhduket një grua në Ferizaj, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

Siguri

Zhduket një grua në Ferizaj, policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur

news image

Bukurie Hasan Neziraj, 46-vjeçarja nga fshati Talinovc i Muhaxherëve të Ferizajt është zhdukur që nga 11 qershori i këtij viti, raporton Gazeta Sinjali.

Që nga e premtja askush nuk di asgjë për vendndodhjen dhe gjendjen shëndetësore të saj.

Policia e rajonit të Ferizajt ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e saj.

“Ajo ka flokë të zeza, sy ngjyrë kafe, e gjatë 1.80 cm, peshon 80 kg dhe kishte veshje sportive të zeza dhe bluzë ngjyrë vjollce”, thuhet në apelin e policisë.

Policia fton qytetarët që nëse marrin ndonjë informacion për vendndodhjen e saj, të njoftojnë menjëherë stacionin policor më të afërt, ose të telefonojnë në numrin 192./Gazeta Sinjali/