image Zhduket një djalë në Prizren - Sinjali

Zhduket një djalë në Prizren

news image

Në Kosovë janë të shpeshta rastet kur prindërit raportojnë në polici se fëmija i tyre është zhdukur, por ky rast nuk është edhe aq i shpeshtë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndryshe nga rastet e raportimit të personave të zhdukur që zakonisht janë persona të mitur, rasti që u raportua dje në rajonin e policisë në Prizren, ka të bëjë me një djalë të moshës madhore.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet brenda policisë së këtij rajoni se një baba ka raportuar në polici se djali i tij është larguar nga shtëpia që nga 11 marsi dhe nuk është kthyer më.

Sipas tij, djali është i moshës madhore dhe i njëjti ka probleme mendore.

Babai ka thënë se djali i tij, për të cilën nuk ka informacion se ku gjendet, përdor medikamente qetësuese./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: