image Zhduket një burrë nga Bresalci i Gjilanit, familjarët e raportojnë rastin në polici

Siguri

Zhduket një burrë nga Bresalci i Gjilanit, familjarët e raportojnë rastin në polici

news image

R.K., (emër i njohur për redaksinë), ka raportuar në polici se që nga data 18 shtator i është zhdukur vëllai M.K., 72 vjeçar nga Bresalci i Gjilanit.

Sipas ankuesit, vëllai i tij vuan nga sëmundja e harresës dhe të tjera, ai nuk është i martuar dhe është hera e parë që është zhdukur, mëson Gazeta Sinjali.

Tutje, ankuesi ka deklaruar se vëllai i tij kur ka dalë nga shtëpia ka pasur të veshur një xhaketë ngjyrë të zezë dhe një kapelë ngjyrë hiri.

Rasti është hapur në polici si “person i zhdukur” dhe është duke u hetuar nga policia. /Gazeta Sinjali/