Një burrë është raportuar në polici si i zhdukur mbrëmë në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Burime të Gazetës Sinjali brenda policisë kanë bërë të ditur se bashkëshortja e tij ka raportuar se ai është larguar nga shtëpia, e cila ndodhet në rrugën “Alpet Shqiptare” dhe nuk është kthyer më.
Nuk dihet ende arsyeja se pse ai ka shkëputur kontaktet me familjen./Gazeta Sinjali/