Mbrëmë pak para mesnatës në stacionin policor “Jugu” në Prishtinë është paraqitur një nënë e cila ka raporuar se vajza e saj është zhdukur.
Siç mëson Gazeta Sinjali, 18-vjeçarja A.H., sipas nënës së saj kishte dalë nga shtëpia të mërkurën rreth orës 14:00 dhe nuk është kthyer më.
Tentimet e 41-vjeçares për ta marrë në telefon vajzën e saj kishin rezultuar të pasuksesshme.
18-vjeçarja e humbur duket e gjatë rreth 1.65 – 1.70, ka flokë të zeza dhe sipas informacioneve ka qenë e veshur me farmerka të kaltra dhe xhaketë të zezë. /Gazeta Sinjali/