image Zhduken në Tiranë dy shoqe 16-vjeçare

Shqipëri

Zhduken në Tiranë dy shoqe 16-vjeçare

news image

Dy vajza 16-vjeçare nga Tirana kanë humbur kontaktet me familjarët e tyre që nga dita e parë e këtij viti, shkruan Gazeta Sinjali.

Raportimin në polici po atë ditë e kanë bërë familjarët e tyre, të cilët kanë treguar se vajzat, të cilat janë shoqe me njëra-tjetrën, janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer më.

“Më datë 01.01.2021, shtetasja A. A dhe shtetasi L. H, kallëzojnë se janë larguar nga banesa dhe nuk janë kthyer vajzat e tyre të mitura 16-vjeçare, shoqe me njëra-tjetrën. U bë shpallja në kërkim dhe punohet për gjetjen e tyre. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Sinjali/