Janë zhdukur dy persona në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson prej burimeve se një djalë është raportuar i zhdukur nga rruga “Muharrem Fejza” e tjetri nga rruga “Isa Kastrati”.
Burimet i kanë thënë Sinjalit se rastin e parë e ka raportuar babai i të zhdukurit, i cili ka thënë se prej datës 4 mars në orën 12:20, ai është larguar nga shtëpia dhe familja nuk di gjë për vendndodhjen e tij.
Rastin e dytë, në Polici e ka raportuar nëna e djalit.
Ajo, sipas burimeve, ka thënë se prej datës 2 mars rreth orës 12:00, djali është larguar nga shtëpia dhe më nuk ka njohuri për vendndodhjen e tij. /Gazeta Sinjali/