image Zhbllokohet rruga Prizren - Prevallë

Siguri

Zhbllokohet rruga Prizren – Prevallë

news image

Dje si pasojë e shembjes së dheut, u bllokua rruga Prizren – Prevallë, mirëpo sot kjo rrugë është zhbllokuar, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu kanë njoftuar nga Policia në Prizren përmes një njoftimi.

“Ju informojmë se rruga Prizren-Reqan, përkatësisht që ishte e mbyllur për qarkullim nga data 12 dhjetor 2021 nga ora 18:20, sot me datë 13 dhjetor 2021 nga ora 16:00 pritet te hapet për qarkullim. Në koordinim më përfaqësues të MI-së dhe në bazë të vlerësimit të Inspektorëve rruga do të jetë e kalueshme me kujdes të shtuar”, thuhet në njoftim.

Policia ka bërë apel që veturat të jenë të pajisura me pajisje dimërore dhe të kenë kujdes të shtuar.

/GazetaSinjali/