image "Zgjohu se nuk ke bërë asgjë" - britmat nga familjarët e të riut që u vra në atentatin në Elbasan

Rajon

Rajon/ “Zgjohu se nuk ke bërë asgjë” – britmat nga familjarët e të riut që u vra në atentatin në Elbasan

news image

Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e së premtës në Peqin në fshatin Përparim. Si pasojë viktimë ka mbetur 23-vjeçari Andi Zylyfi, dhe është plagosur rëndë 21 vjeçari Ardit Uruçi i cili ndodhet në spital.

Fax News ka siguruar pamjet e rënda kur familjarët ulërijnë në spital për vrasjen e të riut dhe një zë dëgjohet që thërret me ngashërim “Zgjohu se nuk ke bërë asgjë, zgjohu!”.

Burime bëjnë me dije se në momentin që kanë nisur të shtënat me armë zjarri, viktima dhe 23-vjeçari, Ardit Uruçi, që mbeti i plagosur, kanë qenë bashkë në një makinë. Ata janë qëlluar nga një automjet në lëvizje, duke lënë të vdekur Zylyfin dhe të plagosur rëndë të riun tjetër. Sipas informacioneve, Andi Zylyfi ka marrë plumb në kokë. Viktima nuk njihej si njeri problematik në zonë, ndërkohë që jetonte prej kohësh jashtë vendit dhe sapo ishte kthyer nga emigracioni.

Bëhet e ditur se në aksin Peqin-Elbasan, ku ndodhi atentati, vitin e kaluar në të njëjtin vend është organizuar atentat edhe ndaj djalit të hallës së viktimës së sotme.

Ngjarja që i mori jetën të riut Andi Zylyfi dyshohet për larjes hesapesh midis fiseve.