image Zgjidhja që ShBA ua propozon Kosovës dhe Serbisë për Liqenin e Ujmanit

Politikë

Zgjidhja që ShBA ua propozon Kosovës dhe Serbisë për Liqenin e Ujmanit

news image

Sot, Departamenti amerikan për Energji ua ka dorëzuar Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Serbisë, raportin final për fizibilitetin e Liqenit të Ujmanit, raporton Gazeta Sinjali.

Ky raport, i publikuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, përmban katër rekomandime se si Kosova dhe Serbia duhet të menaxhojnë këtë liqen.

Ky departament ka propozuar që dy shtetet të marrin shembull një Traktat për Lumin Columbia që ishte arritur mes ShBA-së dhe Kanadasë.

Një komision të tillë amerikanët rekomandojnë të formohet edhe për Lumin Ibër.

“Në propozojmë që Kosova dhe Serbia të marrin në konsideratë aranzhimet teknike nga traktati ndërmjet SHBA-së dhe Kanadasë për lumin Kolumbia në lidhje me furnizimin me ujë, të agjencive të energjisë dhe kontrollimit të përmbytjeve, duke modeluar nevojat institucionale për të mbështetur një komision të tillë edhe për lumin Ibër ”, thuhet në raport.

shba

Traktati i Lumit Kolumbia është arritur në vitin 1961 midis Kanadasë dhe Shteteve të Bashkuara. Bazuar në këtë marrëveshje, u ndërtuan katër diga: tri në Kanada dhe një në shtetin Montana në SHBA.

Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, traktati mundëson menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet dhe ofron përfitime thelbësore për miliona njerëz në të dy anët e kufirit.

“Traktati ka lehtësuar përfitime shtesë si ujitja, përdorimi i ujit për nevoja lokale, përdorimi industrial, lundrimi dhe rekreacioni”, thuhet në web faqen e DASh-it./Gazeta Sinjali/