image Zgjidhet kryetari i ri i CDU-së

Evropë

Zgjidhet kryetari i ri i CDU-së

news image

Friedrich Merz do të emërohet kryetar i partisë në kongresin federal të CDU-së pasi mori 62.1 për qind të votave në votimin e anëtarëve. Emërimi i tij do të bëhet me 21 dhe 22 janar, transmeton Sinjali.

Ai la mbrapa dy kundërshtarët e tij Norbert Röttgen dhe Helge Braun.

Kryetari i CSU-së bavareze, Markus Söder shkroi në Twitter se ai dhe partia e tij gëzohen për bashkëpunimin e ardhshëm. Ish-kryetari i partisë E Majta Riexinger tha se me zgjedhjen e Merzit ishte e qartë se CDU-ja do të pozicionohej shumë në të djathtë. Por kthimi në vitet neoliberale tetëdhjetë  nuk është përgjigje për çështjet e kohës, tha ai.

Armin Laschet-i e kishte vënë në dispozicion postin e tij pas humbjes së zgjedhjeve federale në shtator. Röttgen-i dhe Merz-i konkuruan për postin e kryetarit të CDU-së në fillim të këtij viti – dhe humbën ndaj Laschet-it në një kongres partie atëherë. Për Merz-in, kjo është përpjekja e tretë për të kryesuar partinë, pasi 66-vjeçari humbi në vitin 2018 përballë Annegret Kramp-Karrenbauer-it, pasardhëses së ish-kryetares së CDU-së dhe ish-kancelares gjermane Angela Merkel.

/GazetaSinjali/