Në një qendër votimi në Rrogozhinë në Shqipëri, është ndërprerë procesi i votimit.
Shkak për këtë është bërë idetifikimi i dy raste të fotografimit të votës.
“I është bërë foto fletës së votimit. Do të mbyllet votimi deri sa të vijë kryetari i KZAZ”, u shpreh një nga anëtarët e Qendrës së Votimit.
Një tjetër problematikë ka pasur dhe në qendrën e votimit 2225/0, ku u tentua për të votuar familjarisht.
Menjëherë pas këtij rasti pati ndërhyrje nga KQZ dhe për pak minuta votimi u ndërpre dhe rinisi sërish.
Krahasuar me 14 majin, votimet në Rrogozhinë këtë herë po ecin me ritme më të shpejta. 5.21% është numri i votuesve, ndërsa 2 muaj më parë, në po të njëjtën orë pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë 1.7%.