image Zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut, kaq votues dolën deri në ora 15:00

Kosovë

Zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut, kaq votues dolën deri në ora 15:00

news image

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), përmes një konference për media ka bërë të ditur se deri në orën 15:00, në Podujevë kanë votuar 29.76 për qind e votuesve apo 26 mijë votues, shkruan Gazeta Sinjali.

Ndërkohë, Daka ka thënë se në komunën e Mitrovicës së Veriut, deri në orën 15:00 kanë votuar 30.3 për qind e votuesve apo 7 mijë e 62 votues.

Deri më tani, nuk kemi pranuar informacione për ndonjë parregullësi dhe se procesi i votimit është duke vijuar normalisht. Duke u mbështetur në të dhënat e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve në komunën e Podujevës, deri në orën 15:00 kanë votuar 29.76% e votuesve apo 26 mijë votues nga 87 mijë e 381 sa është numri i përgjithshëm i tyre. Në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017, deri në të njëjtën orë kishin votuar 26 mijë e 37 votues apo 31%”, ka thënë ajo.

Kryetarja e KQZ-së, po ashtu ka thënë se procesi zgjedhor në Komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut është duke u zhvilluar në atmosferë të qetë dhe të kënaqshme.

Në komunën e Mitrovicës së Veriut, deri në orën 15:00 kanë votuar 30.3% e votuesve apo 7 mijë e 62 votues nga 23 mijë e 313 votues sa është numri i tyre. Në Zgjedhjet Lokale të vitit 2017, deri në të njëjtën kohë kishin votuar 6 mijë e 275 votues apo 29%. Konferenca e katërt për ditën e sotme është në orën 19:30 dhe ka të bëjë me të gjithë ecurinë e procesit të votimit si dhe pjesëmarrjen në votime deri në mbylljen e tyre, në orën 19:00”, ka thënë ajo./Gazeta Sinjali/