image Zgjedhjet lokale/ Policia del me njoftim për krejt incidentet që ndodhën dje

Siguri

Zgjedhjet lokale/ Policia del me njoftim për krejt incidentet që ndodhën dje

news image

Dje janë mbajtur zgjedhjet lokale në të gjitha komunat e Kosovës. Në kutitë e votimeve dje qytetarët kanë votuar për kryetar dhe përfaqësues të kuvendit komunal, shkruan Gazeta Sinjali.

E as dita e djeshme nuk ka shkuar pa incidente që lidhen me procesin zgjedhor.

Sot Policia e Kosovës ka dhënë detaje për të gjitha incidentet që janë raportuar gjatë të dielës.

Në Fushë Kosovë janë arrestuar tre persona nën dyshimin se kanë falsifikuar rezultatet e votave.

Janë arrestuar tre të dyshuarit meshkuj kosovarë nën dyshimin se, të njëjtit kanë bërë falsifikimin e rezultateve të votave. Me vendim të prokurorit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje

Ndërsa në Podujevë një person është ankuar se dy persona e kanë thirrë në telefon dhe ka raportuar se i është keqpërdorur e drejta për votim.

Në Skënderaj, një person ka raportuar se është sulmuar nga dy meshkuj, të cilët më pas janë dërguar në mbajtje.

Viktima mashkull kosovar ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit  janë dërguar në mbajtje

RASTET TJERA:

KEQPËRDORIM I TË DREJTËS SË VOTIMIT- Podujevë, 17.10.2021-16:45.  Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se, derisa ka shkuar në qendrën e votimit  ka raportuar lidhur me rastin në fjalë. Rasti vazhdon të hetohet.

PARANDALIM I USHTRIMIT TË SË DREJTËS PËR TË VOTUAR-Podujevë, 17.10.2021-14:56.  Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se përmes telefonit ka pranuar dy thirrje nga person-a të panjohur të cilët dyshohet se kanë kryer veprën më lartë. Rasti është duke u hetuar.

KEQPËRDORIM I DETYRËS ZYRTARE GJATË  VOTIMIT- Viti, 17.10.2021-15:00.  Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se derisa ka shkuar në qendrën e votimit  për të kryer obligimin ka raportuar lidhur me rastin në fjalë. Me vendim  të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

PENGIM I PROCESIT TË VOTIMIT- Suharekë, 17.10.2021 – 09:28. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në një qendër të votimit kishte kryer veprën e cekur më lartë. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

CËNIM I FSHEHTËSISË SË VOTIMIT Prizren, 17.10.2021 – 14:50. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, gjatë votimit ka fotografuar fletëvotimin. I dyshuari është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
Mamushë, 17.10.2021 – 17:15. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar, gjatë votimit ka fotografuar fletëvotimin. I dyshuari është shoqëruar në polici dhe pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

PENGIM I PROCESIT TË  VOTIMIT & KANOSJE-Pejë, 17.10.2021-14:30.  Ankuesja femër kosovare ka raportuar se e dyshuara femër kosovare ka kryer veprën më lartë  dhe më pastaj në dalje e ka kanosur verbalisht viktimën.  Është njoftuar prokurori ndërsa rasti në procedurë .

PENGIM I PROCESIT TË VOTIMIT-Malishevë, 17.10.2021-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti gjatë procesit të votimit ka kryer veprën e lartcekur. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje .

PENGIM I PROCESIT TË VOTIMIT-Skenderaj, 17.10.2021-17:30. Është raportuar se në qendrën e vend –votimit i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka kryer veprën e shënuar më lartë . Rasti është duke u hetuar.

/GazetaSinjali/