Sot po mbahen zgjedhjet parlamentare në Serbi.
Mbatja e këtyre zgjedhjeve është lejuar edhe në Kosovë, duke pasur mundësi të votojnë qytetarët serbë që jetojnë këtu.
Për të shfrytëzuar të drejtën e tyre për votim, vërehet një numër i madh i serbëve që ia kanë mësyer vendvotimeve.
Kështu, në orën 7:00 të mëngjesit janë hapur qendrat e votimeve, një ndër to edhe qendra me 22 vendvotime në shkollën teknike “Mihajllo Petroviq-Allas”. Ndërsa, janë 6 qendra të votimit në veri me gjithsej 52 vendvotime.
Këto zgjedhje janë mbështetur nga OSBE.
Në këto vendvotime nuk po zbatohen masat ndaj koronavirusit.
Edhe pse Qeveria e Kosovës i lejoi këto zgjedhje, nuk po respektohet distanca sociale. /GazetaSinjali/