Është goditur komisioneri i PD në një qendër të votimit në Durrës, duke shënuar kështu incidentin e parë në zgjedhjet lokale të pjesshme të 6 marsit.
Mësohet se komisioneri Fadri Mezini është goditur jashtë QV 1499 në lagjen nr.8 në Durrës.
Kjo ka sjellë ndërprerjen për disa minuta të procesit të votimit. Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes. /GazetaSinjali/