image Zgjedhjet e 17 tetorit, sot tërhiqet shorti për renditjen e partive politike

Politikë

Zgjedhjet e 17 tetorit, sot tërhiqet shorti për renditjen e partive politike

news image

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të bëjë sot tërheqjen e shortit për renditjen e partive politike në fletëvotimin e zgjedhjeve lokale.

Zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor, ndërkaq fushata zgjedhore parashihet të nisë më 15 shtator dhe të vazhdojë deri më 15 tetor.

Mirëpo, për shkak të gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që fushata zgjedhore të shkurtohet në vetëm 10 ditë.

Ky propozim është mbështetur edhe nga kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, i cili tha duhet t’i jepet prioritet ruajtjes së shëndetit publik. Ndërkaq, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kërkoi që fushata zgjedhore të mbahet vetëm për pesë ditë.

Për shkak të rritjes së numrit të rasteve të infektimit dhe të vdekjeve nga koronavirusi, kryeparlamentari, Glauk Konjufca, tha se nëse do të pyetej ai, do t’i shtynte këto zgjedhje./Gazeta Sinjali/