image "Zgjedhje të lira e rezultat të shpejtë, Kosova na dha leksion demokracie"

Rajon

Rajoni/ “Zgjedhje të lira e rezultat të shpejtë, Kosova na dha leksion demokracie”

news image

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet ka uruar Liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurtin për fitoren e zgjedhjeve në Kosovë.

Në një deklaratë për mediat, PDIU shprehet se Kurti, si Kryeministër do të kthejë shpresën dhe besimin tek qytetarët e vendit të tij. Po kaq PDIU, deklaron se këto zgjedhje ishin një leksion demokracie për të gjitha forcat politike në Shqipëri. 

“Në Kosovë, rezultati doli për 4 orë, ndërsa në Shqipëri në votimet moniste të 30 qershorit, Rilindja që garonte e vetme numëronte e vetme ju desh 1 muaj të shpallte rezultatin Zgjedhor”.

Deklaratë e plotë e PDIU:

Sot Kosova u zgjua plot shpresë pas një leksioni demokracie për të gjithë rajonin.

KOSOVA INSIPIRIM QË PRANVERA SHQIPTARE SË SHPEJTIDHE NË TIRANË.

Urime VETVENDOSJES dhe Albin Kurtit për fitoren në zgjedhje dhe lus nga zemra që ai të rikthejë shpresën dhe besimin tek qytetarët e Kosovës e sa më shpejt Kryeministër. Kosova, Republika më e re na dha të gjithëve një leksion demokracie:

1. Zgjedhjet e parakohshme nuk janë fundi i botës, por ushtrim demokracie e zgjidhje për Krizat politike. Politikanët vënë atdheun mbi karriken e pushtetit.

2. Zgjedhje të lira të drejta e të barabarta dhe rezultat i nxjerrë brenda 4 orësh. Kujtojmë votimet moniste të 30 Qershorit, Rilindja garonte e vetme numëronte e vetme dhe ju desh 1 muaj të shpallte rezultatin Zgjedhor e të rakordonte shifrat.

3. Respektimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme e të barabarta janë produkt i respektimit të vullnetit të qytetareve nga politika e jo i Kodit Zgjedhor.

4. Demokracia funksionale duhet ndërtuar çdo ditë kundrejt mentalitetit autoritaris.

Kosova është e para!

Shqipëria e bashkuar është e para! /Gazeta Sinjali/