image Prokuroria ngre aktakuzë për personat që u rrahën për maska në Prizren

Drejtësi

Prokuroria ngre aktakuzë për personat që u rrahën për maska në Prizren

news image

Më 21 nëntor të këtij viti, në një qendër tregtare në Prizren, pati një përleshje mes disa personave dhe sigurimit. E sot Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj katër personave nën dyshimin e kanë kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor”, “Sulm” dhe “Kanosje”.

Sipas aktakuzës, të pandehurit B.A., (1999) dhe B.A., (1976) me datë 21.11.2021, rreth orës 18:38, në njërën prej Qendrave Tregtare në Prizren, në bashkëkryerje personit tjetër i shkaktojnë lëndim të lehtë trupor, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshje në mes të pandehurve dhe të dëmtuarit T.Ç., në lidhje me vendosjen e maskës –  e sulmojnë fizikisht duke e goditur me grushta në pjesë të ndryshme të trupit, duke e rrëzuar për toke, me ç’rast të njëjtit i shkaktojnë lëndime të lehta trupore.

Me këtë në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Ndërsa, të pandehurit T.Ç., dhe A.B.,  me datë, kohë dhe vend të njëjtë, personit tjetër i shkaktojnë lëndim të lehtë trupor, në atë mënyrë që për shkak të një mosmarrëveshjeje fillimisht në mes të pandehurit T.Ç., dhe të dëmtuarit B.A. (1976), në lidhje me vendosjen e maskës –  e sulmon fizikisht duke e kapur me duar për rroba e për gjoksi e duke e tërhequr, e më pas duke e goditur me grushta në pjesë të ndryshme të trupit, ku në ndërkohë ndërhynë edhe i pandehuri A.B., duke e goditur me shqelm të dëmtuarin B.A. (1976) në pjesë të ndryshme të trupit, me ç ‘rast të njëjtit i shkaktojnë lëndime të lehta trupore .

Me këto veprime të pandehurit T.Ç., dhe A.B., në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Sulmi” sipas KPRK-së.

Po ashtu, i pandehuri  T.Ç., seriozisht i kanoset personit tjeter me fjalë, vepra apo gjeste se do ta privojë nga jeta ose do t´i shkaktoj lëndim të rëndë trupor, në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjes – zënkës në mes të pandehurit  dhe të  dëmtuarit  B.A.(1999) – në lidhje me vendosjen e maskës, kah fundi i konfrontimit fizik në mes tyre e kanosë më fjalë, me ç’ rast tek i  dëmtuari shkakton ankth, frikë dhe pasiguri.

Me këto veprime i pandehuri T.Ç., ka kryer veprën penale “Kanosja” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.   ​

/GazetaSinjali/