image Zemaj tregon se kur mund të udhëtojnë kosovarët drejt Gjermanisë e shteteve të tjera të BE-së

Sociale

Zemaj tregon se kur mund të udhëtojnë kosovarët drejt Gjermanisë e shteteve të tjera të BE-së

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se kufijtë tokësorë dhe ajërorë të Gjermanisë dhe shteteve të tjera të Bashkimit Evropian do të jenë të mbyllura për Kosovën deri në fund të këtij muaji, shkruan Gazeta Sinjali.

Zemaj thotë se kjo e vështirëson lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës drejt BE-së.

“Këtë të hënë shtetet e zonës evropiane do t’i rihapin plotësisht kufijtë tokësorë dhe ajrorë në mes tyre, të cilët ishin mbyllur thuajse që tre muaj për shkak të Covid-19. Ndërsa, jemi vënë në dijeni se fatkeqësisht për qytetarët nga “shtetet e treta” përfshirë dhe Kosovën, kufizimet e hyrjes dhe udhëtimit për në Gjermani dhe në disa shtete të BE-së do të vlejnë deri më 30.06.2020, gjë që vështirëson lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë drejt BE-së”, ka shkruar ai në Facebook.

Sidoqoftë, ministri i Shëndetësisë shprehet optimist se marrja nën udhëheqje e BE-së nga Gjermania do të vie me lajme të mira për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Pas dy javësh, më 1 korrik shteti mik Gjermania do të merr presidencën e radhës së Bashkimit Evropian dhe për shkak të përkrahjes së parezervë për Kosovën presim lajme të mira për liberalizimin e vizave”, ka përfunduar Zemaj./Gazeta Sinjali/