image Zemaj për zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut: Nuk do të ketë tolerime, ndalohen tubimet

Kosovë

Zemaj për zgjedhjet në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut: Nuk do të ketë tolerime, ndalohen tubimet

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se së bashku me Bordin Këshillëdhënës kanë diskutuar për mënyrën e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor në komunën e Podujevës dhe atë të Mitrovicës së Veriut.

Gjithashtu Zemaj ka bërë të ditur se së bashku me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik do t`i rekomandojnë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mënyrën se si të mbahen zgjedhjet.

Njoftimi i plotë i tij:

Duke e ditur që tashmë zgjedhjet e jashtëzakonshme në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut do të mbahen më 29 nëntor 2020, për shkak të gjendjes së shkaktuar nga pandemia COVID-19, ato duhet të zhvillohen ndryshe nga herët e tjera dhe gjithashtu duke respektuar vendimet dhe ligjin në fuqi.

Bashkë me Bordin Këshillëdhënës diskutuam për mënyrë e mbarëvajtjes së procesit zgjedhor ne të dy komunat .

Edhe në këtë rast, duhet të respektohen me rigorozitet ligjin, vendimet, udhëzuesit dhe protokollet në fuqi në mënyrë që data 29 nëntori, ditë kur do të zhvillohet procesi zgjedhor në asnjë rast të mos lejojmë që të jetë shkak i rritjes së rasteve të të infektuarve me Covid 19.

Ndërsa në ditët në vijim, bashkë me IPKSHP-në do të dalim edhe më hapa konkret për ti rekomanduar KQZ-së mënyrën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Edhe në kohë fushatë, por edhe çdo ditë tjetër deri sa jemi në kohë pandemi tubimet dhe grumbullimet janë të ndaluara, andaj në organizime të tilla, ku rrezikohet shëndeti publik, gjithsesi duhet të veprohet sipas vendimeve në fuqi dhe nuk duhet të ketë tolerime për askënd .

Prandaj, respektoni ligjin, vendimet, respektoni vetën dhe bashkë të kujdesemi për shëndetin e njëri tjetrit.

/Gazeta Sinjali/