Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka paralajmëruar se do të ndalohen të gjitha tubimet publike për fushatën zgjedhore gjatë zgjedhjeve lokale në Podujevë dhe Mitrovicë, për shkak të gjendjes së rëndë me COVID-19, raporton Gazeta Sinjali.
Zemaj këtë paralajmërim e ka bërë në profilin e tij në Facebook, pas takimit që ka zhvilluar me kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, me të cilën ka biseduar lidhur me organizimin e zgjedhjeve në dy komunat e lartpërmendura.
“Sipas gjendjes aktuale, konsiderojmë të ndalohen të gjitha tubimet publike për fushatën zgjedhore gjatë zgjedhjeve lokale dhe të zbatohen masat parandaluese sipas IKSHPK dhe MSH. Prioriteti ynë̈ është̈ shëndeti i qytetarëve edhe në kohë zgjedhjesh, andaj të gjithë̈ duhet të respektojmë̈ masat dhe të mobilizohemi në parandalimin e përhapjes së pandemisë̈ COVID-19”, ka shkruar ndër të tjera ministri Zemaj. /Gazeta Sinjali/