image Kosova siguron 500 mijë vaksina antiCOVID nga Pfizer

Shëndetësi

Kosova siguron 500 mijë vaksina antiCOVID nga Pfizer

news image

Kosova ka siguruar gjysmë milioni vaksina antiCOVID nga kompania “Pfizer”, shkruan Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një postimi në Facebook.

“Në kuadër të angazhimeve konkrete për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, dëshiroj të ndaj me qytetarët informatën se kemi siguruar 500 000 vaksina kundër kësaj sëmundje nga kompania Pfizer. Konfirmimin për sigurimin e këtyre vaksinave na e kanë dhënë përfaqësuesit e Pfizer gjatë një takimi virtual të mbajtur sot me ta”, ka shkruar ndër të tjera Zemaj.

I pari i Shëndetësisë ka thënë se krahas kësaj, Kosova do të marrë nga mekanizimi Covax edhe 360 mijë vaksina falas për 20 për qind të popullatës.

“Vaksina do të sigurohen për të gjitha grupet e popullatës që duhet të mbulohen me vaksinim sipas projeksioneve të IKSHPK-së. Vaksina kundër COVID-19, do t’u jepet falas qytetarëve të vendit tonë”, ka përfunduar ai./Gazeta Sinjali/