Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sonte ka dalë së bashku me inspektorët komunalë të Komunës së Prishtinës, për të inspektuar nëse kafenetë në kryeqytet janë duke i respektuar masat mbrojëse kundër koronavirusit, shkruan Gazeta Sinjali.
Zemaj tha se siç edhe ka paralajmëruar nuk do të amnistohen shkelësit e ligjit. Ai tha se nuk do të lejojë të ketë kthim të karantinës.
“Sonte po mbështes inspektorët sanitarë. Kam paralajmëruar se s’do të ketë falje për shkelësit e ligjit e s’do të lejojmë që ata të na kthejnë në izolim“, tha ministri nga “Kafet e Rakisë”, ku po kryen inspektimin./Gazeta Sinjali/