image Zemaj e konfirmon: Maqedonia hap kufijtë për Kosovën pa teste PCR

Shëndetësi

Zemaj e konfirmon: Maqedonia hap kufijtë për Kosovën pa teste PCR

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, përmes një shkrimi në Facebook ka njoftuar se Qeveria e Maqedonisë Veriore ka miratuar propozimin e komisionit për Sëmundjet Infektive të të këtij shteti, për hapjen e kufijve për Kosovën pa teste PCR, shkruan Gazeta Sinjali.

Zemaj tha se këtë ia ka konfirmuar zëvendësministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut dhe se e përshëndet këtë vendim për hapjen e kufijve.

“Situata momentale epidemiologjike në vendin tonë nuk përbën rrezik dhe përshëndes vendimin e sotëm për hapjen e kufijve pa test PCR. Test PCR mund të kthehen nëse vërejmë se ka rritjet të rasteve të infeksionit. Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, 122 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin COVID-19, ndërsa pozitiv kanë rezultuar 34”, ka shkruar Zemaj në Facebook. /Gazeta Sinjali/