Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka qëndruar sot në Ferizaj. Ai bashkë me kryetarin e kësaj komune, Agim Aliu kanë vizituar banorët e fshatit Dubravë ku edhe kanë diskutuar për masat mbrojtëse ndaj COVID-19.
Banorëve të Dubravës iu janë dhuruar 11 mijë maska.
“Në fshatin Dubravë të Ferizajt, të banuar kryesisht nga komuniteti ashkali, bashkë me kryetarin, z. Agim Aliu dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, diskutuam për masat mbrojtëse ndaj Covid 19 si dhe dhuruam 11 mijë maska”, ka shkruar Zemaj.
Gjatë ditës së sotme Zemaj ka vizituar edhe Qendrën Sociale-Edukative “Caritas Kosova” në Dubravë.
“Gjithashtu, vizituam edhe Qendrës Social-Edukative “Caritas Kosova” në Dubravë, me ç’rast ofruam edhe mbështetjen e nevojshme të Ministrisë së Shëndetësisë për menaxhimin sa më të mirë të pandemisë. Mbrojtja e shëndetin publik për të gjithë qytetarët, duke garantuar qasje të barabartë në shërbime shëndetësore, është ndër parimet themelore të shëndetësisë tonë”, ka shkruar tutje Zemaj.
Tutje, Zemaj ka falënderuar mjekët dhe punonjësit shëndetësorë për punën në këtë kohë të pandemisë, duke i siguruar ata për përkushtimin tonë për shtimin e resurseve humane dhe infrastrukturore. /Gazeta Sinjali/