image Zemaj: Asnjë pacient nuk ka mbetur pa shërbim shëndetësor në Kosovë, në Itali e Spanjë ka ndodhur

Shëndetësi

Zemaj: Asnjë pacient nuk ka mbetur pa shërbim shëndetësor në Kosovë, në Itali e Spanjë ka ndodhur

news image

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur rreth gjendjes me pandeminë COVID-19 në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Nuk them që nuk ka mangësi dhe nuk ka probleme”, tha Zemaj, duke shtuar se mobilizimi për t’iu dalë në ndihmë pacientëve dhe qytetarëve është shumëdimensional.

“Nuk po them që nuk ka mangësi dhe kjo është evidente, por mobilizimi për t’iu dalë në ndihmë pacientëve dhe qytetarëve është shumëdimensional”.

Ai ka njoftuar se mbi 600 persona me COVID-19 janë të hospitalizuar aktualisht në nivel vendi.

“Asnjë pacient nuk ka mbetur pa shërbim shëndetësor në Kosovë. Në Itali e Spanjë ka ndodhur”, shtoi tutje ai. /Gazeta Sinjali/