Në intervistën për CNN, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, foli edhe për viktimat në radhët e ushtrisë së Kievit.
Ai u shpreh se deri në 3 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë që prej fillimit të luftimeve, ndërsa shtoi se rreth 10 mijë të tjerë janë lënduar. Rreth një muaj më parë, Zelensky u shpreh se 1300 ushtarë ukrainas ishin vrarë, por edhe në atë kohë, ai pretendonte se numri i ushtarëve rusë të vrarë ishte shumë herë më i madh.
Ndër të tjera, Zelensky paralajmëroi se bota duhet të jetë e përgatitur edhe për sulme të mundshme bërthamore.
“Jo vetëm unë, e gjithë bota, të gjitha shtet duhet të shqetësohen sepse mund të mos jetë informacion i vërtetë, por edhe mund të jetë. Kjo nuk është një çështje vetëm për Ukrainën, por për gjithë botën. Ata mund të përdorin armë kimike, pasi për ata jeta e njerëzve nuk është asgjë. Kjo është arsyeja”.
“Duke pasur parasysh dëshpërimin e Putin dhe udhëheqjes ruse, duke pasur parasysh pengesat me të cilat ata janë përballur ushtarakisht deri tani, askush prej nesh nuk mund t’i marrë lehtë kërcënimet me armë bërthamore taktike”, tha Zelensky.