image Zelensky: Ushtarët rusë po plaçkitin spitalet

Botë

Zelensky: Ushtarët rusë po plaçkitin spitalet

news image

Ushtarët rusë po vjedhin masivisht pajisje mjekësore në Khersonin e pushtuar, në një tentativë për të bërë zonën të pabanueshme, denoncoi dje presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Trupat ukrainase janë grumbulluar në periferi të Khersonit, në pjesën jugore të vendit, duke bërë që zyrtarët e emëruar nga Moska të dëbojnë shumë banorë.

Kherson është një nga katër rajonet ukrainase të aneksuara së fundmi nga Rusia.
“Okupatorët vendosën të mbyllin objektet mjekësore në qytete dhe të vjedhin pajisjet mjekësore, ambulancat, gjithçka. Ata janë duke ushtruar presion mbi mjekët”, pohoi Zelensky.

“Rusia po përpiqet ta bëjë rajonin Kherson një “zonë të vdekur”, tha presidenti ukrainas në një video-mesazh.

Kievi ka akuzuar në mënyrë të përsëritur pushtuesit rusë për plaçkitje të gjerë pasi ata u larguan nga territoret e pushtuara ukrainase./abcnews.al./

/GazetaSinjali/