image Ushtarët rusë e plaçkisin gazetarin zviceran, ia marrin 3 mijë euro

Botë

Ushtarët rusë e plaçkisin gazetarin zviceran, ia marrin 3 mijë euro

news image

Media të ndryshme kanë raportuar se ushtarët rusë në Ukrianë e kanë plaçkitur një gazetar zviceran.

Sipas tyre, ushtarët rusë kanë gjuajtur në drejtim të veturës së gazetarit, e cila mbante mbishkrimin “PRESS” dhe pastaj i kanë marrë pasaportën, 3 mijë euro dhe një laptop, transmeton Gazeta Sinjali.

Po ashtu, thuhet se gazetari është sulmuar dhe ka marrë lëndime në fytyrë dhe duar, e ku tani edhe është duke u trajtuar në një spital të Ukrainës.

/GazetaSinjali/