image Tre persona i vjedhin taksistit nga Gjilani 200 euro dhe veturën

Kosovë

Siguri/ Tre persona i vjedhin taksistit nga Gjilani 200 euro dhe veturën

news image

Tre persona kanë plaçkitur mbrëmë një taksist nga Gjilani. Ngjarja ka ndodhur afër fshatit Stranishor të Novobërdës. Përveç parave, pasagjerët plaçkitës i vodhën taksistit edhe veturën e tij.

Një taksist gjilanas është plaçkitur nga tre persona, një natë më parë. Atij, të enjten rreth orës 21:00, nën kërcënimin e armës, tre persona të dyshuar ia morën rreth 200 euro të cilat i kishte me vete, në xhepin e tij, shkruan Reporteri.

Përveç tjetër, të njëjtit, plaçkitësit i morën edhe veturën e tij, me të cilën u larguan nga vendi i ngjarjes.

Rasti ka ndodhur në fshatin Stranishor të Novobërdës.

Siç njofton policia, derisa taksisti nga Gjilani po barte tre udhëtarët me veturën e e tij të punës, njëri prej udhëtarëve që ndodhej në ulëset e pasme kishte nxjerrë pistoletën dhe e kishte urdhëruar taksistin të ndalojë veturën dhe të dalë jashtë saj. Më pas ata e kishin detyruar të njëjtin që tua jepte paratë dhe veturën dhe ishin nisur në drejtim të panjohur.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke e drejtuar veturën e tij me targa vendore, Taxi në të cilën gjendeshin tre persona njëri prej personave në veturë e ka vringëlluar një armë, e kishte detyruar viktimën ta ndalë veturën dhe ta largojë atë nga vetura, nga xhepi ia kishin marrë kuletën në të cilën kishte pasur para dhe më pas tre të dyshuarit me atë veturë ishin larguar në drejtim të panjohur”, ka njoftuar Policia.

Njësitë policore janë duke e hetuar rastin.Vetura e vjedhur u gjet më vonë nga policia, në një lokacion tjetër.