image Plaçkitet Infrakos në Klinë, zbulohet se çka vodhën të dyshuarit

Siguri

Plaçkitet Infrakos në Klinë, zbulohet se çka vodhën të dyshuarit

news image

Fabrika e Infrastrukturës së Hekurudhave të Kosovës (Infrakos) në Klinë, sot kanë qenë cak i keqbërësve, raporton Gazeta Sinjali.

Disa persona të panjohur kanë kryer një vjedhje në këtë fabrikë.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Në fshatin Volljakë rreth orës 10:00 ka ndodh një vjedhje. Policia është njoftuar nga dëshmitarët se janë vjedhë disa bulona të binarëve në fabrikën Infrakos”, tha Rugova.

Ai shtoi se Policia është duke e hetuar rastin dhe janë në lëvizje për të gjetur plaçkitësit.

/GazetaSinjali/