image Grabiten dy persona teksa punonin në një pikë të derivateve në Pejë

Siguri

Grabiten dy persona teksa punonin në një pikë të derivateve në Pejë

news image

Dy persona në një pikë të derivateve në rrugën “Adem Jashari” në Pejë, kanë njoftuar se janë grabitur nga disa persona, shkruan Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se derisa kanë qenë duke punuar në një pikë të derivateve, dy persona të panjohur të maskuar dhe të armatosur i kanë grabitur 300€ para kesh.

Mësohet gjithashtu se edhe nga zyra u është grabitur një shumë tjetër e parave dhe janë larguar në drejtim të panjohur. /Gazeta Sinjali/