image Zelensky para deputetëve italianë: Jemi në prag të mbijetesës

Botë

Zelensky para deputetëve italianë: Jemi në prag të mbijetesës

news image

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i është drejtuar Parlamentit italian nëpërmjet video-lidhjes.

Ai u ka thënë deputetëve italianë se shteti i tij është në prag të mbijetesës së luftës me Rusinë dhe ka paralajmëruar se Moska dëshiron të depërtojë në pjesën tjetër të Evropës, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters.

Për trupat ruse, Ukraina është porta e Evropës, ata duan të hyjnë brenda, mirëpo barbarizmi nuk duhet të depërtojë”, ka thënë ai.

Presidenti ukrainas ka përsëritur thirrjet e bëra në adresimet para parlamenteve të shteteve tjera, që Rusia të sanksionohet më shumë, shkruan REL.

Kryeministri italian, Mario Draghi, ka thënë se shteti i tij dëshiron ta shohë Ukrainën në Bashkimin Evropian dhe se duhet ofruar ndihmë ushtarake për të, në mënyrë që të ndalen masakrat.

/GazetaSinjali/