image Zelensky ka një “ofertë” për rusët që Putini po i çon në Ukrainë për të luftuar

Botë

Zelensky ka një “ofertë” për rusët që Putini po i çon në Ukrainë për të luftuar

news image

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, në fjalimin e mbrëmshëm drejtuar ushtarëve rusë, ka premtuar se do t’i mbrojë nëse ata dorëzohen.

Zelensky u premtoi tri gjëra atyre që dorëzohen. Siç tha ai, të gjithë atyre që do të dorëzohen do t’u sigurohet trajtim humanitar sipas rregullave të së drejtës ndërkombëtare, përcjell Sinjali.

Për më tepër, Zelenskiy u premton ushtarëve rusë se askush nuk do t’i dijë kushtet e dorëzimit të tyre, pra askush nuk do ta dijë nëse janë dorëzuar vullnetarisht apo janë kapur. Për më tepër, të burgosurit nuk do të kthehen në Rusi nëse nuk duan.

Në fjalimin e tij ai tha gjithashtu se komandantëve rusë nuk u intereson jeta e ushtarëve të tyre dhe se ata i plotësojnë radhët në njësi vetëm që t’i dërgojnë në vdekje.

“Është më mirë të shpëtosh nga mobilizimi kriminal sesa të bëhesh invalid”, tha presidenti i Ukrainës.

/GazetaSinjali/