image BE publikon Deklaratën për të Zhdukurit

Politikë

BE publikon Deklaratën për të Zhdukurit

news image

Bashkimi Evropian ka publikuar Deklaratën për të Zhdukurit, të cilën e miratuan kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në takimin në Bruksel.

Në Deklaratë, BE-ja ka bërë të ditur se përfshihen edhe të zhdukurit me dhunë. 

Aty po ashtu specifikohet edhe urgjenca e kësaj deklarate.

Deklarata e BE-së në gjuhën angleze:

BE-ja ka publikuar dokumentin e plotë të deklaratës për të Zhdukurit me Dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë që është nënshkruar në takimin në Bruksel në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Në deklaratë thuhet se palët pajtohen

  • Për të siguruar zbatimin e plotë të angazhimeve përkatëse në fushën e Personave të Zhdukur,
  • për të bashkëpunuar ngushtë për identifikimin e vendeve të varrimit dhe ndjekjen e gërmimeve,
  • për të siguruar akses të plotë në informacione të besueshme dhe të sakta që ndihmojnë në gjetjen dhe identifikimin e personave të pagjetur brenda periudhës kohore 1 janar 1998 – 31 dhjetor 2000. Kjo përfshin të gjitha materialet, shënimet, urdhrat, dokumentet, videot, regjistrimet audio dhe çdo dokument tjetër duke përfshirë ato me status të klasifikuar, nën zotërimin e institucioneve të të dyja palëve, të rëndësishme për këtë kontekst,
  • të vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin vendas dhe ndërkombëtar me rëndësi për përcaktimin e fatit të personave të pagjetur
  • për të përdorur të dhënat satelitore, LIDAR dhe teknologji të tjera të avancuara në zbulimin e varrezave masive,
  • të mundësojë dhe inkurajojë angazhimin aktiv të familjeve të Personave të Zhdukur në procesin e identifikimit të fateve të tyre,
  • për të siguruar në mënyrë adekuate të drejtat dhe adresuar nevojat e familjeve të personave të zhdukur,
  • të krijojnë dhe të punojnë së bashku përmes një  Komisioni të Përbashkët  të kryesuar nga Bashkimi Evropian dhe të vëzhguar nga KNKK me synimin  për të mbështetur përpjekjet për të zgjidhur fatin e personave të zhdukur të mbetur,
  • të monitorojnë dhe mbështesin punën dhe progresin e bërë nga Grupi Punues për Personat e Zhdukur përmes Komisionit të Përbashkët. Në këtë kontekst, palët do të rishikojnë dhe përditësojnë Termat e Referencës dhe kuadrin e Përgjithshëm të Grupit të Punës.

Tutje thuhet se detajet operacionale do të bien dakord në takimin e ardhshëm të Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja për normalizimin e marrëdhënieve.

/GazetaSinjali/