image Zelensky: Ja çfarë përfitoi Amerika nga lufta në Ukrainë

Botë

Zelensky: Ja çfarë përfitoi Amerika nga lufta në Ukrainë

news image

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë përfituar përvojë të rëndësishme ushtarake nga lufta në Ukrainë, pa e paguar atë me jetët e ushtarëve amerikanë.

“Amerika mori përvojën, gjithë përvojën e kësaj lufte”, tha Zelensky, duke shtuar se edhe gjeneralët amerikanë e kanë pranuar rëndësinë e njohurive të fituara në fushën e betejës.

Sipas tij, pa përvojën e Ukrainës, ushtrisë amerikane do t’i duheshin nga 10 deri në 20 vjet për të arritur të njëjtin nivel njohurish dhe kapacitetesh.

“Ne e kemi paguar këtë çmim”, u shpreh lideri ukrainas, duke iu referuar humbjeve dhe pasojave të luftës.

Zelensky foli edhe për bashkëpunimin mes Kievit dhe Uashingtonit në fushën e dronëve, duke e cilësuar marrëveshjen si të dobishme për të dyja palët.

Ai bëri të ditur se Ukraina planifikon të ndërtojë një fabrikë të madhe në Shtetet e Bashkuara, ku do të prodhohen dronë dhe teknologji të tjera ushtarake.

Bashkëpunimi për sistemet pa pilot është kthyer në një nga fushat kryesore të marrëdhënieve mes Ukrainës dhe SHBA-së, ndërsa lufta ka ndryshuar mënyrën e përdorimit të dronëve në konfliktet moderne.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/