image Ulutaş: SHBA-ja mbetet kontribuues kyç në KFOR dhe e përkushtuar ndaj sigurisë në Kosovë

Siguri

Ulutaş: SHBA-ja mbetet kontribuues kyç në KFOR dhe e përkushtuar ndaj sigurisë në Kosovë

news image

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë një nga kontribuuesit kryesorë në misionin paqeruajtës të NATO-s në Kosovë.

Në një intervistë në Klan Kosova, Ulutaş u pyet se si pritet të ndikojë procesi i optimizimit në praninë amerikane në kuadër të KFOR-it.

Ai theksoi se SHBA-ja mbetet plotësisht e përkushtuar për vazhdimin e kontributit të saj në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe në rajon.

“SHBA-ja mbetet kontribuuese kyçe në KFOR dhe është plotësisht e përkushtuar ta vazhdojë kontributin e saj për siguri të qëndrueshme në të gjithë territorin e Kosovës dhe për stabilitet në mbarë Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Ulutaş.

Komandanti i KFOR-it shtoi se ai dhe i gjithë personeli nën komandën e tij vazhdojnë të jenë plotësisht të përkushtuar ndaj përmbushjes së mandatit të misionit.

Ulutaş foli edhe për bashkëpunimin e ardhshëm të KFOR-it me Policinë e Kosovës dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës pas përfundimit të procesit të optimizimit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/