image Zelensky është i gatshëm të flasë me Putinin sa herë që ai është gati

Botë

Zelensky është i gatshëm të flasë me Putinin sa herë që ai është gati

news image

Igor Zhovkva, zëvendësi i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se ai është i gatshëm të bisedojë drejtpërdrejtë me homologun e tij rus, Vladimir Putin, sa herë që ai të jetë gati.

Zhovkva tha se megjithëse Zelensky ishte gati për një zgjidhje diplomatike, ai nuk ka dëgjuar personalisht nga presidenti rus apo ndihmësit e tij, raporton CNN – transmeton Gazeta Sinjali.

“Gjëja e fundit që dëgjova prej tyre ishte që ne duhet të punojmë ende nën formatin e dy delegacioneve … Por, shikoni, as marrëveshjet e arritura gjatë këtyre negociatave nuk mbahen,” tha Zhovkva, duke treguar për korridoret humanitare në Ukrainë që “po janë duke u mbahet në paraburgim nga forcat ruse”.

Zëvendësi i Zelensky ka thënë se megjithatë bisedimet midis ministrave të Jashtëm të Ukrainës dhe Rusisë, që u mbajtën të enjten në Antalia të Turqisë, nuk sollën ndonjë përparim dhe pala ukrainase nuk kishte qenë shumë optimiste që në fillim.

/GazetaSinjali/