image Zelensky: Azerbajxhani do të na japë naftë për mbjelljet në bujqësi

Zelensky: Azerbajxhani do të na japë naftë për mbjelljet në bujqësi

news image

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky njoftoi se kishte folur me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev dhe e falënderoi atë që i ofroi karburant për mbjellje në vendin e tij.

Në postimin e tij në Twitter, Zelensky nuk ka dhënë detaje të tjera për këtë karburant.

“Jam informuar për goditjet e reja ndaj popullatës civile. U diskutua nevoja urgjente për korridore të gjelbra. Unë jam mirënjohës për ndihmën humanitare dhe gatishmërinë e Azerbajxhanit për të siguruar lëndë djegëse për mbjellje,” tha ai.

Më herët, Zelensky njoftoi se kishte folur edhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz, të cilin e informoi për bisedimet e paqes me Rusinë.

“Presioni ndaj Rusisë duhet të vazhdojë, sanksionet duhet të intensifikohen”, shkroi ai në Twitter.

/GazetaSinjali/