image Forcat ukrainase hyjnë në Lyman, Zelensky zotohet të rimarrë edhe qytete të tjera (VIDEO)

Botë

Forcat ukrainase hyjnë në Lyman, Zelensky zotohet të rimarrë edhe qytete të tjera (VIDEO)

news image

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e deklaroi qytetin kyç lindor të Liman “të pastruar plotësisht” nga forcat ruse të dielën.

Ky zhvillim vjen një ditë pasi Moska tha se trupat e saj kishin vendosur të tërhiqeshin nga bastioni i tyre prej disa muajsh në veri të rajonit të Donetsk.

Ukraina njoftoi të shtunën se forcat e saj kishin filluar të lëviznin në qytetin kyç lindor të Lyman, që ndodhet në një nga katër rajonet ukrainase që Rusia “aneksoi” të premten pas referendumeve të cilësuara ndërkombëtarisht si të paligjshme.

Zelensky u zotua se më shumë zona do të merren në kontroll brenda javës, raporton “France 24”, transmeton Sinjali.

/GazetaSinjali/