image Klitschko është gati të vdesë për Ukrainën, si babai i tij në fatkeqësinë e Çernobilit

Botë

Klitschko është gati të vdesë për Ukrainën, si babai i tij në fatkeqësinë e Çernobilit

news image

Derisa Rusia vazhdon sulmet e saj ndaj Ukrainës, kryebashkiaku i Kievit Vitaly Klitschko vazhdon të kërkojë ndihmë nga e gjithë bota.

Ai ka qenë në ballë të mbrojtjes më të ashpër të çdo vendi kundër një pushtuesi në historinë moderne të luftës. Krahas vëllait të tij, Vladymirit dhe presidentit Volodymir Zelensky, ata janë bërë heronjtë më të mëdhenj të Ukrainës.

Për shkak të famës dhe suksesit të tyre, ata mund të largoheshin lehtësisht nga vendi dhe të kishin braktisur të gjithë bashkëkombasit e tyre, shkruan Marca.

Por, vëllezërit Klitschko kanë dhënë një shembull se si duhet të mbrohet atdheu.

Klitschko në një intervistë të fundit me MSNBC tha se “Nëse vendi im ka nevojë për jetën time, unë jam gati të jap jetën time – për vendin tim, për fëmijët e mi, për të ardhmen”.

/GazetaSinjali/