image Zëdhënësi i VV-së ftohet nga Prokuroria Speciale për intervistim, shkak deklaratat për lirimin e Dejan Pantiq

Politikë

Zëdhënësi i VV-së ftohet nga Prokuroria Speciale për intervistim, shkak deklaratat për lirimin e Dejan Pantiq

news image

Zëdhënësi i VV-së, Arlind Manxhuka, është ftuar për nesër në Prokurorinë Speciale.

Arsye për këtë janë deklaratat e tij lidhur me lirimin e Dejan Pantiq.

Manxhuka me këtë rast ka kritikuar Prokurorinë.

Postimi i tij:

Rreth 250 denoncime të shkeljeve e proceseve korruptive janë bërë nga ana e ministrive përgjatë kësaj kohe të qeverisjes. Veprimet e prokurorisë jo që ishin të mangëta, por shpeshherë rrëzuan raste me situatë të qartë.

Por, Prokuroria Speciale nuk është se ishte pasive, përkundrazi ajo është më aktive se kurrë në përndjekje të qytetarëve me prefixin VV. Pra, ky është keyëordi që i bënë përshtypje kësaj Prokurorie.

Në këtë linjë, për nesër jam ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale, në lidhje me reagimin tim në rastin e lirimit të kriminelit/terrorist Dejan Pantiq. Detajet besoj do t’mi jep nesër prokurorja.

Unë i plotësoj të gjitha kushtet për të marrë ftesë nga prokuroria si për nga prefixi ashtu edhe nga keyëordi, por kjo përpjekje e nomenklaturës së moçme si në politikë ashtu edhe në Prokurori për të frikësuar qytetarin e Kosovës, aktivistin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! është dëshmuar të jetë e kotë.

Nuk do të ja dalin.

/GazetaSinjali/