image Zëdhënësi i MSH-së: Numri i të vdekurve është indikator për sukses kundër COVID-19

Kosovë

Shëndetësi/ Zëdhënësi i MSH-së: Numri i të vdekurve është indikator për sukses kundër COVID-19

news image

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hot, ka thënë se indikatori kryesor matës për suksesin e një shteti në luftën kundër koronavirusit është numri i të vdekurve nga ky virus, shkruan Gazeta Sinjali.

“Suksesi ose dështimi i një shteti në menaxhimin e situatës epidemiologjike lidhur me Covid-19 kur të bien perdja dhe kryhet pandemia indikator kryesor matës do ta ketë numrin e të vdekurve, krahas indikatorëve të tjerë”, ka shkruar ai.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, në një postim në Facebook, ka paraqitur një grafikë krahasuese midis shteteve të rajonit lidhur me numrin e përgjithshëm të vdekurve dhe numrin e të vdekurve në 1 milion banorë.

“Faktet flasin vetë. Ato nuk na bëjnë të lumtur të gjithëve njësoj, sigurisht”, ka shkruar Hoti.

Kujtojmë që deri tani në Kosovë janë konfirmuar 510 raste pozitive me koronavirus, prej të cilëve 93 janë shëruar dhe 12 të tjerë kanë vdekur./Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10158279870030816&set=a.340298465815&type=3&theater