image Zëdhënësi i KQZ-së tregon edhe sa vendvotime kanë mbetur pa u rinumëruar

Kosovë

Rinumërimi/ Zëdhënësi i KQZ-së tregon edhe sa vendvotime kanë mbetur pa u rinumëruar

news image

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka deklaruar para pak çastesh për Gazetën Sinjali se kanë mbetur edhe më pak se 40 vendvotime pa u rinumëruar deri në përfundim të këtij procesi.

Ai ka deklaruar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon rinumërimi i votave nga këto vendvotime dhe se ky proces do të përfundojë gjatë ditës së sotme.    

“Procesi i rinumërimit të 1,407 vendvotime sipas vendimit të PZAP-it do të përfundonë sot. Janë vetëm edhe 37 vendvotime që do të rinumërohen sot.”, ka thënë Elezi për Gazetën Sinjali.

Procesi i rinumërimit kishte filluar pasditen e 13 nëntorit ndërsa mesatarja e vendvotimeve të rinumëruara brenda një dite pune ka qenë rreth 130. Pork y proces duket se nuk do të përfundoj sërish pasi dje është njoftuar se më 12 nëntor, në KQZ kanë arritur edhe 392 pako me fletëvotime nga diaspora.

Për këto, Lëvizja Vetëvendosje është ankuar në PZAP, me pretendimin se edhe ato duhet të pranohen siç u pranuan me vendim të Gjykatës Supreme edhe votat e mëparshme që erdhën me vonesë nga jashtë.

PZAP-ja pritet që deri të hënën të vendos rreth këtyre votave para se të certifikohet para certifikimit të rezultatit final të zgjedhjeve pritet të ndodhë gjatë javës së ardhshme./ Gazeta Sinjali/