image Zbulohet shuma që klubi italian i ofron për Vedat Muriqin

Futboll

Sport/ Zbulohet shuma që klubi italian i ofron për Vedat Muriqin

news image

Futbollisti i njohur kosovar Vedat Muriqi, i cili aktualisht luan për skuadrën e Fenerbahces, është bërë objektiv i shumë klubeve të mëdha europiane.

Klubi më i interesuar për sulmuesin kosovar është ai i Tottenhamit, i cili e ka vëzhguar në disa ndeshje. Por, mediat turke shkruajnë se kësaj skuadre po i bën konkurrencë Lazio.

Sipas raportimeve të këtyre mediave, Igli Tare është i gatshëm ta bëjë një ofertë prej 20 milionë eurove për transferimin e Muriqit.

25-vjeçari i ka realizuar 13 gola në 14 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon.

Muriqin e duan edhe skuadrat si: Monaco, Leicester City dhe Eintracht Frankfurti./Gazeta Sinjali/