Futbollisti i njohur kosovar Vedat Muriqi, i cili aktualisht luan për skuadrën e Fenerbahces, është bërë objektiv i shumë klubeve të mëdha europiane.
Klubi më i interesuar për sulmuesin kosovar është ai i Tottenhamit, i cili e ka vëzhguar në disa ndeshje. Por, mediat turke shkruajnë se kësaj skuadre po i bën konkurrencë Lazio.
Sipas raportimeve të këtyre mediave, Igli Tare është i gatshëm ta bëjë një ofertë prej 20 milionë eurove për transferimin e Muriqit.
25-vjeçari i ka realizuar 13 gola në 14 ndeshje në të gjitha kompeticionet këtë sezon.
Muriqin e duan edhe skuadrat si: Monaco, Leicester City dhe Eintracht Frankfurti./Gazeta Sinjali/