image Zbulohet shënjestra e atentatit mafioz në Tiranë, pistat e policisë

Shqipëri

Zbulohet shënjestra e atentatit mafioz në Tiranë, pistat e policisë

news image

Shehat Murati, ka qenë në shënjestër të atentatit mafioz që ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Tiranë. Personi në fjalë është xhaxhai i pronarit të lokalit, Fatjon Muratit, një personazh i njohur i botës së krimit.

Persona ende të pa identifikuar qëlluan me breshëri në drejtim të lokalit në zonën e Don Boskos duke lënë të vdekur Mimoza Pajën, rreth 60 vjeçe, banakiere e lokalit si dhe duke plagosur 5 persona të tjerë.

Të plagosurit janë:

Sahit Murati, 50 vjeç, (xhaxhai i Fatjon Muratit)

Astrit Meraj, 42 vjeç

Emanuel Sala, 47 vjeç

Ermir Bejuku, 45 vjeç

Genc Shohalli55 vjeç

Të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Traumës. Sahit Murati është aktualisht në sallën e operacionit pasi ka marrë dy plumba në shpatull. Të plagosurit e tjerë gjithashtu kanë marrë plumba në kofshë, gjoks, ndërsa njëri prej tyre është prekur edhe në kokë por bëhet me dije se nuk ka goditje në pjesë vitale. 

Dyshohet se Fation Murati mund të ketë pasur konflikt të mëparshëm me persona të tjerë, dhe për këtë arsye po hetohen disa pista. Gjithashtu ai është mik i Endrit Dokles, armikut të Ervis Martinajt.

/GazetaSinjali/