image Zbulohet se kush është i riu që u kap me heroinë në Pejë, dërgohet në mbajtje natën e Vitit të Ri

Siguri

Zbulohet se kush është i riu që u kap me heroinë në Pejë, dërgohet në mbajtje natën e Vitit të Ri

news image

Foto ilustruese


Gazeta Sinjali raportoi sot për arrestimin e një personi të dyshuar për shitblerje dhe shpërndarje të drogës, i cili u kap gjatë ditës së djeshme në rrugën “Muharrem Pasha” në Pejë. Arrestimi i tij erdhi pasi Policia e ndaloi të njëjtin për kontroll, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme. Te i riu u gjet drogë e llojit heroinë, që u sekuestrua, kurse i njëjti përfundoi në ndalim policor.  

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari që u arrestua në lidhje me këtë rast është Adnan Dervishi, 33-vjeçar, ndaj të cilit Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim për ndalim, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.

Sipas informacioneve që ka Sinjali, i dyshuari ka qenë bashkë me dy persona të tjerë, por të cilët nuk dyshohen të jenë përfshirë në këtë vepër penale. Droga që iu gjet të dyshuarit është sekuestruar nga ana e zyrtarëve policorë, teksa të rinjtë janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Njëri prej tyre e zbulua se ishte në kërkim policor për një rast tjetër, ndërsa i dyshuari që u arrestua për drogë është intervistuar nga hetuesit policorë për veprën me të cilën ngarkohet.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit ndaj tij është nxjerrë aktvendim për ndalim, kurse veprimet e tjera do të ndërmerren brenda afatit ligjor.

https://sinjali.com/kapet-ne-flagrance-i-dyshuari-per-shitblerje-te-droges-ne-peje-sekuestrohet-nje-sasi-e-heroines/

Sinjali do të ju mbajë të informuar për detajet e reja.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

/GazetaSinjali/