image Zbulohet planeti i ri i mbuluar nga oqeani, ku një vit zgjat vetëm 11 ditë

Botë

Zbulohet planeti i ri i mbuluar nga oqeani, ku një vit zgjat vetëm 11 ditë

news image

NASA ka zbuluar një planet në skajet e largëta të universit, planet ky i cili mund të jetë i mbuluar nga uji që mbështet krijimin e jetës.

Të mërkurën, një ekip ndërkombëtar i udhëhequr nga Universiteti i Montreralit njoftoi se kanë zbuluar një “super-Tokë” – një planet i cili ka potencial të jetë shkëmbor, njëjtë si planeti ynë, por më i madh – dhe i cili rrotullohet rreth një ylli xhuxh të kuq rreth 100 vite dritë larg.

News Time UK raporton se që nga viti 2018, agjencia hapësinore ka kërkuar për planete jashtë sistemit tonë diellor, të cilët mund të kenë burime mbështetëse për jetë.

Në ndihmë të këtij kërkimi është sateliti Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS), i cili është në mision për të vëzhguar 200,000 yje të ndritshëm afër Diellit në kërkim të ekzoplaneteve të qëndrueshëm.

TESS u lansua me 18 prill 2018 në bordin e raketës SpaceX Falcon 9, dhe deri tani ka gjetur mijëra ekzoplanete. Gjatë muajit mars të këtij viti, NASA konfirmoi ekzistencën e 5,000 planetëve jashtë sistemit tonë diellor.

Përderisa disa janë të mbuluara nga oqeane të llavës, ky planet i ri i zbuluar nga TESS mund të jetë i mbuluar në ujë.

Planetët oqeanik ka kohë që janë fotografuar, por që është e vështirë që të konfirmohen si të tillë, dhe planeti TOI-1452 B nuk dallon nga planetët e tjera.

“Është rreth 70 për qind më i madh se toka, dhe rreth pesë herë më i rëndë, dendësia e saj mund të përputhet me thellësinë e madhe të oqeanit”, deklaroi NASA.

Planeti i zbuluar mund të jetë edhe një gurë gjigant, me pak ose fare atmosferë, ose edhe me atmosferë të përbërë prej hidrogjenit dhe heliumit.

Nëse TOI-1452 B është “planet oqeanik”, atëherë ai oqean mund të jetë më i thellë se si në tokë.

Sipërfaqja e tokës përbëhet nga 70 për qind ujë, dhe oqeani ynë është më pak se 1 për qind e masës së tokës. Një simulim i bërë për TOI-1452 B tregon se uji i atij planeti mund ta përbëjë deri në 30 për qind të masës së planetit.

Proporcioni i saj është i ngjashëm me hënat e Jupiterit, Ganymede dhe Callisto, ose edhe me hënat ujore të Saturnit, Titan dhe Enceladus, ku dyshohet se nën sipërfaqet e tyre të akullta, fshihen oqeane të thella.

Në TOI-1452 B, një “vit” zgjatë 11 ditë; Por sa kohë zgjatë rrotullimi i planetit rreth boshtit të yllit të saj? Ylli është një xhuxh i kuq në një çift me partnerin e tij gravitacional, që vlerësohet të jetë në një orbitë 1400-vjeçare.

Hapi tjetër i dukshëm është përdorimi i teleskopit tonë më të fuqishëm hapësinor për të studiuar këtë planet, dhe teleskopi hapësinor James Webb i NASA-s është në pozicion perfekt për ta bërë këtë.

/GazetaSinjali/